Këngëtari Ernest Duka i njohur me emrin Stine, është shfaqur për herë të parë në ekranet televizive pas konfliktit dhe përplasjeve fizike që pati me këngëtarin Flori Mumajesi.
Stine, i cili ndiqet në gjendje të lirë për plagosje të lehtë me dashje ndaj Flori Mumajesit, dhe që rrezikon deri në dy vjet burg sipas nenit 89 të Kodit Penal u shfaq duke kërcyer në ekranin e “TV Klan” në “Dance Ëith me”. Ai madje, shfaqet në një moment duke thënë se ishte shumë i lumtur.












