Romët e Tiranës i kanë ndarë ndërveti me legalizim e hipotekim kanunor kazanët e plehrave ndanë rrugëve të metropolit shqiptar. Sonte, me një mikun tim poet e studiues nga Dibra, pamë njërin prej tyre që po kërkonte te “kazanët e tij” dhe shante me za të lartë mbarë e mbrapsht sikur ta dëgjonin të gjithë me të gjallë e të vdekun.
– Ç’ka kie o djalosh – i thamë.
E ai u kthye drejt nesh me thesin bosh e na tha plot revoltë:
– O lale, po njerëzit nuk kanë për të hedhur te mbeturinat si dikur. Thonë se është krizë gjithkund dhe këtë krizë po e vuajmë edhe ne o lale…!
Kriza ka mbrri deri te kazanët e mbeturinave (!) Kjo është Protestë e një romi të Tiranës, i vetëpunësuar te “kriza e kazanëve” të Tiranës.
Kjo është një Krizë e Protestë klasike e moderne, që as Migjeni nuk do ta çonte nëpër mend as në kohën e djehit e as në kohën e Sodit, që rrallëkund e gjen në tjetër vend të Globit!
Kjo është një Parathënie e pazakontë e tragjike e Protestës të 8 Dhjetorit…
* Studiues












