Fuoristrada e tipit Jeep Grand Cheroke, e cila u përdor nga grabitësit e 3.8 mln eurove në rrugën Tiranë-Rinas nuk ka gjurmë në Shqipëri.
Policia gjyqësore që po merret me zbardhjen e cështjes kanë konstatuar se Jeep që transportoi 5 hajdutët nuk figuron i regjistruar në asnje pikë kalimi kufitar apo institucion të Shqipërisë.
Policia thotë se makina për herë të fundit figuron e regjistruar në vitin 2010 në Gjermani, në pronësi të një shtetasi gjerman. Policia nuk ka asnje informacion, sesi ka përfunduar në Shqipëri dhe kush e ka përdorur mjetin ne vendin tone.
Ndërsa targat e gjetura në momentin e djegies TR 8801 E, rezultojnë të vjedhura. Pronari i këtyre targave, gjatë marrjes në pyetje ka treguar se targat i janë vjedhur kohë më parë dhe se ai ka bere denoncimin në një nga komisariatet e kryeqytetit, sipas abc neës.
Grupi hetimor nuk ka arritur të gjeje asnjë kamera sigurie, qe mund te kete filmuar makinën ne levizje apo fiksimin e fytyrës së ndonjërit prej 5 grabitësve. Prokurorët thanë se në makinën e blindit ku edhe janë grabitur thasët e mbushura me dollarë amerikanë, kanadezë, australian dhe paund nuk janë gjetur gjurmë të grabitësve.
Kjo tregon se autoret e vjedhjes me arme kanë qenë të kujdesshëm dhe me doreza në duar.
Ndërkohë është mësuar se drejtuesi teknik i kompanisë së shoqërimit të parave “Rogat Security”, nuk kishte dijeni qe vartësit e tij do të kryenin shoqërimin e parave nga banka në drejtimit të Aeroportit të Rinasit, nga ku do të dërgoheshin drejt Austrisë me linjat e rregullta të fluturimit.
Burimet thonë se dosja për grabitësit e parave do t’i kalojë policisë për veprime operative, për shkak të mungesës së provave konkrete. Ndërkohe hetimet do të vazhdojnë për 6 punonjësit e kompanisë private të shoqërimit të parave.












