Kryeministri Edi Rama mezi ka përmbushur detyrimet e tij për fushatën e PS-së “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, teksa është detyruar të flasë me zë të ulët dhe të kursejë energjinë përgjatë fjalimit të tij në Elbasan.
Rama kërkoi të falur pjesëmarrësve për ndërprerjet e shpeshta të fjalimit dhe dukej qartë që ishte sëmurë.
Burime afër tij thanë se ai po kalon një virozë, ka temperaturë cfarë e ka bërë të jetë edhe më i ndjeshëm për reformën në shëndetësi.
Varësisht prej situatës që ai po kalon ka ndërtuar edhe fjalitë ku binin në sy pervec toneve të qeta dhe pa deklamacion edhe karahasimi i përsëritur tri ditët e fundit për një trup që po operohet prandaj nuk duhet të lëvizë por të qëndrojë në vend.
Në fakt ai e kishte për Shqipërinë. “Shqipëria aktualisht është në operacion dhe kur një trup është në operacion ai nuk duhet të lëvizë, apo të ecë. Njerëzit kanë filluar të ndiejnë rezultatet e këtij operacioni. Biznesi i vogël nuk do të paguajë më shumë se kaq taksa, ata nuk kanë për të paguar asnjë taksë”, tha Rama.
Kryeministri ka akuzuar kundërshtarët politikë se po abuzojnë me pagesën e sigurimeve shoqërore duke relativizuar rëndësinë e faljes së taksave për këtë kategori. Ai tha se sigurimet shoqërore do të paguhen dhe se nuk është normale që një avokat të paguajë sa një kamarier. Rama
Sipas tij, profesionistë të tillë si avokatë, dentistë apo veterinerë do të paguajnë sigurime të larta, ndërsa jashtë kësaj skeme do të jenë berberët apo profesionistët e tjerë të lirë që qarkullojnë më pak të ardhura.












