Foto Ilustruese
Në një karburant në Kombinat ka pasur një rrjedhje gazi. Menjëherë kane shkuar Policia e zjarrfikëset dhe është bëre zbrazja e sasisë së mbetur në depozitat e gazit.
Për momentin mësohet se nuk ka probleme.
Nga të dhënat paraprake mësohet se rrjedha e gazit ka ndodhur si pasojë e dëmtimit të një valvule shkarkuese, gjatë çmontimit dhe heqjes së depozitës.
Ka qenë një konflikt mes furnitorit dhe shpërndarësit, që ka çuar në heqjen dhunshme të depozitës së gazit duke shkaktuar dëmtimin dhe rrjedhjen e saj.











