Sot në orën 14:00 luhet derbi kryeqytetas Tirana – Partizani. Për Tiranën kjo është një ndeshje tejet të rëndësishme për objektivat e tyre në kampionat.
Në dhomat e zhveshjes së lojtarëve të Tiranës, para sfidës me të kuqtë janë vendosur uniformat e futbollistëve të të dyja palëve, ndërkohë që në atë të Tiranës spikat edhe një shënim mbi një letër të bardhë, sipër së cilës është shkruar diçka motivuese nga klubi.
“Nëse jemi të bashkuar, e pamundura bëhet e mundur. Nëse jemi të ndarë, e mundura bëhet e pamundur. Ndiej që sot është dita për të shlyer gjithë sezonin, deri tani. Dhe për ta bërë këtë ka vetëm një mënyrë: Të luajmë si burra! Të vëmë zemrën në fushë dhe ta kemi mendjen e kthjellët!”, shkruhet në letër.












