• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bursa e kallashnikovëve: 300 euro në Ballkan, 2000 euro në Francë

admin by admin
7 December, 2015
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Bursa e kallashnikovëve: 300 euro në Ballkan, 2000 euro në Francë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Atentatorët e Parisit përdorën, sipas njoftimeve në media, ndër të tjera edhe dy automatikë të tipit Typ Zastava M70 nga ish-Jugosllavia. Edhe gjurmët e armëve të përdorura gjatë sulmit terrorist më 7 janar 2015 kundër revistës satirike “Charlie Hebdo” çojnë në Ballkan.

Gjatë asgjësimit të një celule terroriste kosovare në Itali dhe në Kosovë para pak ditësh, në një fshat në Kosovë u gjet një sasi e madhe armësh ilegale.

Që nga luftrat e Jugosllavisë në vitet 1990 dhe që pas hapjes së depove të armëve në Shqipëri në vitin 1997 lulëzon një treg i zi armësh të ndryshme jo vetëm në Ballkan – prej kohësh arsenali i armëve nga ish-vendet komuniste të armatosura mirë ka arritur edhe në Europë.

Çmimet variojnë: ndërsa në Ballkan për një kalashnikov paguhen 300-500 Euro, në vendet e Europës çmimet rriten deri në 2000 Euro.

Sipas një studimi të fundit të “Flemish Peace Institut” në Bruksel një pjesë e madhe e armëve ilegale në Europë kontrabandohet nga vendet e Ballkanit. Një ndër ekspertët e këtij studimi, Nils Duquet, i tha Deutschen Ëelle-s, se këto armë vijnë nga vende të ndryshme të Balkanit.

“Ne bëjmë fjalë për Serbinë, Kroacinë, Bosnjen, Shqipërinë, shumë nga këto vende kanë një problem me armët. Janë armët, që kanë mbetur në duart e njerëzve pas luftrave në Ballkan. Në bazë të hulumtimeve tona, mund të themi, se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mbahen më shumë armë ilegalisht se sa legalisht.“

Ky është një problem për sigurinë në mbarë Europën. Të dhënat, se në Ballkan qarkullojnë armë ilegale dhe se kontrabandistët përdorin për to itineraret e kontrabandës me njerëz dhe me drogë, nuk janë të reja.

Ivan Zverzhanovski, ekspert nga Beogradi i qendrës South Eastern and Eastern Europe Clearinghouse for the Control of Small Arms and Light Ëeapons (SEESAC), një organizatë e OKB-së për kontrollin e armëve të lehta në Europën Juglindore dhe Lindore me seli në Beograd është i shqetësuar për lidhjet e mundshme mes tregtisë së armëve dhe grupt terroriste.

Ai druan, se Ballkani mund të bëhet një burim me kosto të ulët i armëve për celula të ndryshme terroriste në Europë: “Ne nuk e dimë, se si këto armë kanë mbërritur në duart e terroristëve të Parisit. Në Ballkan ka shumë armë ilegale në qarkullim, dhe ne e dimë, se ka lidhje mes shitësve të dorës së dytë, kriminalitetit të organizuar dhe terroristëve, që i blejnë ato.”

Edhe eksperti kosovar i sigurisë, Burim Ramadani nga Instituti për Studime Europiane (ISPE) në Prishtinë e konsideron si shumë të lartë potencialin e rrezikut. “Ne e kemi në vëmendje, që shtetet në Ballkanin Perëndimor mund të konsiderohen si të brishta, dhe se kjo ua bën më të lehtë të tilla grupeve terroriste që të sigurojnë sasi të ndryshme armësh.“

Ish-drejtori i Sherbimit Informativ të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi përmend një aspket tjetër të tregtisë me armë: “Terroristët paguajnë mjaft mirë dhe kësisoj ata gjithmonë gjejnë armë në tregun e zi. Ne e dimë, që ka një treg të zi të kriminelëve dhe terrorit në Ballkan”.

Shqetësuese janë shifrat mbi armët ilegale që qarkullojnë në Ballkan: Sipas Ministrisë së Brendshme serbe përllogaritet të jenë në qarkullim rreth 200.000 – 900.000 armë të vogla ilegale vetëm në Serbi.

Një raport i OKB-së i vitit të kaluar nënvizon numrin e lartë të armëve ilegale në Kosovë – bëhet fjalë për 450.000 armë të vogla dhe të kalibrit të lehtë. Sipas të dhënave të SEESAC në Beograd në Bosnje-Hercegovinë ende mund të jenë në qarkullim rreth 750.000 armë ilegale.

Lidhur me Shqipërinë mund të spekulohet, sipas ish-kreut të SHIK-ut, Fatos Klosi. Por ekziston një shifër jo precize, thekson ai. “Ne e dimë, që shumë armë kanë rënë në duar kriminale. Ato pas hapjes së depove të armëve në vitin 1997 mbetën në duart e njerëzve, kryesisht në zonat rurale të Shqipërisë. Këta janë njerëz që kanë ndjenjën e sigurisë duke pasur një armë në dorë”.

E ngjashme është situata në mbarë Ballkanin. Shumë njerëz pas luftrave në Ballkan i kanë mbajtur armët, thotë Nils Duquet. “Ne kemi konstatuar, që këta njerëz tani fillojnë t’i shesin armët e pikërisht tek njerëz, të cilët më pas i kontrabandojnë këto armë në sasi të vogla në Europë. Kur këto armë mbërrijnë në Europë ato qarkullojnë nga njëri grup i vogël kriminal tek tjetri.”

Sipas SEESAC në vitet pas luftrave në Ballkan janë kryer disa fushata për mbledhjen e armëve, gjatë të cilave bëhej përpjekje që njerëzit të viheshin në lëvizje për t’i dorëzuar vullnetarisht armët. Suseski i synuar nuk u arrit. Këtë vit në Serbi janë dorëzuar vetëm 7.500 armë.

Previous Post

Stine flet për sherrin me Florin: Kërkoj ndjes publike…

Next Post

Çfarë bën kur nuk të pëlqen Lamborghini!

admin

admin

Next Post
Çfarë bën kur nuk të pëlqen Lamborghini!

Çfarë bën kur nuk të pëlqen Lamborghini!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.