Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar me në mesazh për vdekjen e Monsinjor Rrok Miridtës.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Monsinjor Rrok Mirditës.
Monsinjor Mirdita do të mbahet mend për përkushtimin e madh në ringritjen shpirtërore të vendit, pas regjimit kriminal që privoi shqiptarët nga e drejta e besimit e që shembi kishat e xhamiat.
Kam pasur privilegjin të takohem shpesh me të, dhe nuk i harroj kurrë shqetësimet e tij dhe lutjet e tij për të varfrit, të pamundurit, kërkesat e tij të vazhdueshme për drejtësi shoqërore.
Monsinjor Mirdita, i shuguruar Ipeshkëv në vizitën apostolike në Shqipëri të Papa Gjon Palit II në vitin 1993, jam i bindur se po shkon i qetë në shtëpinë e Atit të tij, pasi një jete të tërë në shërbim të Zotit, besimtarëve dhe popullit të tij”, thuhet në mesazhin e kreut të PD-së.











