Policia e Tiranës e gjeti këngëtarin e Ernest Duka në një kafe te Don Bosko ndërkohë që nuk ka bërë asnjë përpjekje për largim apo rezistencë.
Por Stine ka befasuar me dëshminë e tij të parë për policinë. Ai ka mohur se ka goditur Mumajesin por thotë se ka pasur tension mes tyre.
“Mumajesi ka goditur aksidentalisht veten e tij me gotë, në momentin që mes nesh pasur sherr”, mësohet të ketë thënë Stine në përgjigjet e para të tij.
Por Mumajesi ka depozituar që mbrëmë padinë ndaj tij për goditje dhe ndërkohë është i pajisur edhe me raport mjekësor për dëmtimet dhe mjekimin.











