Përfundimi i “Kënga Magjike” ka shënuar një incident të rëndë. Përballja me pikë që këngëtarët i kanë dhënë njëri-tjetrit, nuk ka mjaftuar. Një sherr midis Stines dhe Flori Mumajesit, ua ka lënë vendin pikëve të këngëtarëve. Sherri ka degraduar deri në konflikt fizik mes dy kantautorëve të njohur. Stine i pakënaqur, nuk e ka përmbajtur veten pas shpalljes së rezultatit dhe me gjasë nga votimi i kolegut, është nervozuar duke e qëlluar me një send të fortë Florin, i cili është gjakosur.
Për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë forcat e sigurisë dhe më pas ka shkuar edhe policia.












