Policia e Tiranës referoi sot materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Ernest Duka (Stine), 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi goditi një natë më parë për motive të dobta, Flori Mumajesin, 33 vjeç.
Konflikti ndodhi gjatë finales së Këngës Magjike.
Sipas njoftimit të Policisë, 34-vjeçari Stine ka goditur me grushte këngëtarin Flori Mumajezi ditën e djeshme.
Flori ka marrë disa lëndime dhe është dërguar në QSUT për mjekim.
Ndërkohë, në ndihmë të Florit ka hyrë reperi Stresi, ndërsa këngëtari Altin Goci ka tentuar të qetësojë gjakrat. Mendohet se shkak i sherrit mes dy këngëtarëve kanë qenë votimet për këngët respektive.












