Legjenda e peshëngritjes shqiptare, Mirjan Hakani ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare. Prej kohësh Hakani vuante nga probleme shëndetësore të cilat ishin të rënda.
Miri, siç njihej në të gjitha ambientet sportive është sportisti i një brezi të artë që i përket viteve ’80, të cilët lanë gjurmë në sportin e peshëngritjes, së bashku me Aleksandër Kondon, Agron Haxhihysenin, Muharrem Berishën, etj.
Pas viteve ’90 Hakani ka punuar si drejtues dhe organizator sportiv.
Mirjan Hakani është djali i regjisorit të njohur Hysen Hakani.












