Gazeta me e madhe Holandeze Telegraaf i ka kushtuar një vemendje të vecant fenomenit të azilkërkuesve shqiptarë në Holandë. Në një artikull të gjatë të publikuar në faqe të parë të gazetes, denoncohet ardhja masive e shqiptarëve në Hollandë. Në këtë vend azilkërkuesit shqiptarë janë gjithmon e në rritje. Por sipas De Telegraaf, në Gjermani ka një fluks shumë herë më e lartë shqiptarësh, ku rreth 100.000 Shqiptar kanë kërkuar azil në dy vitet e fundit.
Gazeta Telegraaf në shkrimin e saj ka intervistuar dhe kreun e opozitës shqiptare Lulzim Basha. Telegraaf shkruan që për Bashën ikja masive e Shqiptarëve nuk erdhi si befasi, pasi largimin masiv është një simptome nga ajo çfarë po ndodh në Shqipëri.
“Eksodi në Gjermani dhe Holandë është një simptomë e asaj që po ndodh në Shqipëri. Vendi ynë nuk është një vend i drejtesise, por është një vend i padrejtësive”, tha Basha për gazeten Telegraaf.
Gazeta mbyll shkrimin duke shkruar se qeveria e Kryeministrit socialist Edi Rama ka lidhje të ngushta me tregtarët e drogës, bosët e prostitucionit dhe trafikantët e qenieve njerëzore. Sipas Bashes kjo është një nga arsyet perse shqiptarët po largohen aq masivisht nga vendi i tyre.
Numri i azilkërkuesve shqiptare janë çdo muaj në rritje të ndjeshme në Holandë. Sipas statistikave zyrtare nga Holanda, gjatë muajit tetor plotë 286 shetas shqiptarë kërkuan azil në Holandë, nga 171 që u regjistuan në muajin shtator.abcnews











