Prokuroria italiane ka kërkuar nga Shqipëria hetimin dhe verifikimin e pasurisë së vëllezërve Tahiraj dhe familjarëve të tyre në Shqipëri.
Gazmend dhe Azem Tahiraj u arrestuan në një operacion antidrogë në Veneto të Italisë ndërsa dyshohet se ishin të lidhur me organizaten mafioze “Ndrangeta”.
Si edhe në raste të tjera bosët shqiptarë të drogës një pjesë të pasurisë së tyre e kanë investuar në Shqipëri.
Sasia prej 130 kg kokainë që iu kap rrjetit tregon se të ardhurat nga trafiku kanë qënë të mëdha.
Vëllezërit Tahiri janë pjesë një rrjeti trafikantësh që sjellin lëndën narkotike me anije, nga Amerika e Jugut përmes dërgesave me banane.
Dy vellëzërit Tahiraj kishin vënë në dispozicion të organizatës kriminale, restorant “Laterna” në Venezia, në pronesi të Gazmend Tahirajt. Në momentin e arrestimit aryre iu gjet rreth 1 kg kokainë dhe nje sasi marijuane, gati për t’u shpërndarë.
Mes të arrestuarve është edhe Atilio Violin, 52 vjeç, një nga bosët e mafies kalabreze “Ndrageta”, mbi të cilin rëndojne akuza si tentative vrasje, gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje.
Në muajt e fundit banda kishte transportuar me anije, kryesisht nga Kolumbia dhe Kosta Rika, 400 kg kokainë e cila do të shpërndahej në veri të Italisë.
Ligji antimafia në Shqipëri ëhstë shumë i rreptë. Në këtë rast barra e provës bie mbi të akuzuarit dhe se verifikimi i pasurisë së tyre do të kalojë mbi të gjithë familjarët dhe njeërzit e lidhur me ta në forma të ndryshme biznesi apo dërgesash.











