Djali i deputetit të PD-së, Mhill Fufit, G. Fufi, i cili u arrestua dy ditë më parë për armëmbajtje pa leje në mjediset e shkollës “Besnik Sykja” kishte arsye të tjera se përse e kishte futur armën në shkollë.
Në deklarimet e para tha se tri ditë para arrestimit, ai kishte pasur një sherr me disa persona të tjerë te shkolla “Vasil Shanto”. Prandaj ai vendosi të mbante një pistoletë me vete në shkollë. Pistoleta u gjet në çantën e shoqes së tij të klasës M.B.
Në fakt M.B. është e dashura e G. Fufit dhe se pistoleta në çantën e saj nuk ishte me qëllimin për t’u fshehur. “Gazeta Shqiptare” informon se M.B. ishte kërcënuar në “Instagram” nga disa persona më të mëdhenj në moshë, ndaj edhe G. Fufi kishte shkuar në Laç për të marrë pistoletën dhe për t’ia dhënë të dashurës për vetëmbrojtje.











