Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotot të rrugëve “Vaçe Zela”, “Dëshmorët e Fekenit” , “Zef Jubani”…, etj.
Me shpërndarjen e fotove qytetarët ankohen se nuk ka asnjëfarë ndriçimi.
Duke apeluar ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, qytetarët apelojnë se , “njerëzit nuk jetojnë vetëm në qendër, ata edhe jetojnë në këto rrugicat te cilat kërkojnë dritë”.
“Qendra e bukur të shërben ty për fasade, por drita në poçet e lagjeve i shërbejnë banoreve që të ndihen të sigurt”.
“Hiq ca nga dritat e zbukurimeve dhe çoji nëpër lagje. Ose fik dritat që rrinë ndezur gjithë ditën. Pastaj bëju foto dhe nxirri në ‘Facebook’…”.











