Fatos Nano është përfshirë në një debat me ndjekësit e tij pasi ka postuar në rrjetet sociale një foto më përfaqësues të shoqatës Welfare. ”Konceptimi karakterit nga aparenca, eshte injoranca me e madhe!”, shkruan ai jo pa rreptësi ndaj disa ndjekësve që komentonin rreth fotos së papritur.
“Me përfaqësues të shoqatës angleze Welfere në Pogradec!”, shkruan ai ndërkohë që një numër komentuesish shkruajnë se janë të habitur nga ajo foto.
Portali lapsi.al ka ndërmarrë edhe një investigim rreth personazheve në foto të cilët mbajnë veshje tradicionale arabe ose pakistaneze.
“Në krahun e djathtë ai ka Zakir Naik, një vahabist indian, një ekstremist që e ka shprehur publikisht mbështetjen për Osma Bin Laden. Por në internet ka me dhjetëra shkrime të mediave britanike, sipas të cilave Naik nuk lejohet të hyjë në Britaninë e Madhe, për shkak të qëndrimeve të tij ekstremiste ndaj SHBA –ve, Mbretësisë së Bashkuar dhe Perëndimit. Dhe emri i Zakir Naik nuk figuron në faqen e shoqatës Welferehttp://welfareassociation.org.uk/, çka i bën të dyshimta aludimet se ai është personi që ndodhet në krah të ish –kryeministrit shqiptar”, shkruan portali.
Vetë Nano nuk ka dhënë ndonjë përgjigje sqaruese shterruese por është mjaftuar me një fjali morali: ‘”Konceptimi karakterit nga aparenca, eshte injoranca me e madhe!”.













