• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DESHMIA/Orgji në ambasadë dhe vajzat e kapanonit të Kombinatit për ushtarakët

admin by admin
6 December, 2015
in Tetor_Dhjetor_2015
0
DESHMIA/Orgji në ambasadë dhe vajzat e kapanonit të Kombinatit për ushtarakët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tanush Kaso një ndër drejtuesit e organizatave të të përndjekurve politikë në Shqipëri ka theksuar në një intervistë për Panorama se historitë me dhunë seksuale e përdhunime të grave e vajzave të bukura nga Sigurimi i Shtetit kanë qënë të bollshme në vitet e diktaturës. Kaso përmend disa raste të cilat janë tronditëse dhe thuhen për herë të parë.

Cfarë ka në shtresat nënujore?

Orgji. Në vitet ‘60, ka ndodhur një skandal i madh seksual me artistët në Tiranë. Këngëtarë, aktorë, balerina, ishin ftuar nga një ambasadë e huaj këtu dhe kishin kërcyer nudo, duke përfunduar deri në orgji.
Fjalët i nxorën vetë pjesëmarrësit në festë, por nuk u lejua të bëhej zhurmë për këtë gjë, sepse degjenerohej sistemi.

Ishte rutinë kjo gjë?

Ndodhte shpesh, por jo vetëm me artistët. Ushtarakëve, gjithashtu, kur organizonin mbrëmje vallëzimi u çonin vajzat e Kombinatit Tekstil. Në Kombinat çonin kryesisht vajza beqare për t’i përdorur pikërisht për këtë gjë. Madje, meqenëse shumë prej tyre patën fëmijë ilegalë, ndërtuan, ka qenë deri vonë aty, një kapanon, që quhej kapanoni i beqareve.

A dini ndonjë rast kur një grua mund të jetë ankuar për këto padrejtësi dhe t’i ketë shkuar fjala?

Ku të ankoheshin, shumica ishin njësoj. Nuk po them që të gjithë hetuesit apo oficerët e Sigurimit i bënin këto gjëra, por pjesa më e madhe po. Më kujtohet një rast kur operativi i Sigurimit në një fshat të Peshkopisë i vuri syrin një vajze të bukur që ishte e fejuar. Për ta shtënë në dorë, sajoi një akuzë të rreme për të fejuarin dhe e burgosi. Kur e mori vesh Maliq. K, i burgosur në Rubik, u vetëverbua nga pamundësia e hakmarrjes. Sa e sa raste të tjera ka. Janë dy histori të tjera, njëra në Elbasan e tjetra në Lushnjë. Gratë ishin arkëtare e me siguri të bukura, por meqenëse bënin rezistencë, shkonin natën në vendin e tyre të punës, u çrregullonin dokumentacionet dhe ato akuzoheshin për vjedhje, të nesërmen ishin automatikisht në hetuesi ku s’kishin nga shkonin, përveç se t’u nënshtroheshin urisë së kafshëve.

Të dokumentuara janë edhe një sërë rastesh, që kanë përfunduar në psikiatri e që me siguri e kanë zanafillën nga këto ngjarje.Po, ka shumë të tilla. Kishte nga ato gra që bënin rezistencë deri në fund. E vetmja mënyrë për të shpëtuar, ishte vetëvrasja dhe ka pasur ngjarje të tilla. Psikiatrinë e përdorte sistemi, i dërgonte atje për të mbuluar të vërtetën që ato thoshin. Torturat atje janë nga më çnjerëzoret.

A kishte raste, si sot, që të përdornin pozitën, pra të ofronin punë në këmbim të seksit?

Nga të gjitha kishte. Për këtë kam një rast konkret, dokumentet e të cilit gjenden në arkiv, ashtu siç gjenden raste nga më të ndryshmet. Sipas dokumentit të AQSH-së, fondi 14, viti 1948, dosja 190, Petro Taku, sekretar organizativ dhe politik i Shijakut, u ka kërkuar marrëdhënie seksuale kandidateve të partisë apo të tjera grave, që kishte në dorë t’i punësonte, sepse ishte njeri me pozitë.

Previous Post

Fatos Nano, debat me ndjekësit për foton me islamikët

Next Post

PD: Rama në ankth për protestën e 8 dhjetorit

admin

admin

Next Post
PD: Rama në ankth për protestën e 8 dhjetorit

PD: Rama në ankth për protestën e 8 dhjetorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.