Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë ka vendosur masa të forta sigurie në kuadrin e derbit të Tiranës. Nisur nga ndeshja e futbollit e cila zhvillohet nesër në stadiumin ” Selman Stermasi” ndërmjet ekipeve Partizani – Tirana, policia për arsye sigurie njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se nuk do të lejohet parkimi i automjeteve rreth e përqark perimetrit të stadiumit.
Parkimi i automjeteve nuk do lejohet më datë 07.12.2015 nga ora 08:00- deri në perfundim të aktivitetit.
Policia rrugore do marre masat e zhvendosjes se mjeteve në pikat e saj të bllokimit nëse do konstatohen mjete që nuk janë larguar.
Ndeshja mes Tiranës dhe partizanit ëhstë ndër më të nxehtat që zhvillohet në Tiranë. Shpeshherë takimi mes dy skuadrave është shoqëruar me incidente mes tifozëve.












