Policia ka vënë në pranga sot pasdite këngëtarin e njihur Ernest Duka (Stine), 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi goditi një natë më parë për motive të dobta, Flori Mumajesin, 33 vjeç.
“Më datë 06.12.2015, efektivët e Komisariatit nr.1, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasi të shpallur në kerkim Ernest Duka.
Ky shtetas u shoqërua për sqarime të mëtejshme pasi ditën e sotme, në rrugën “Papa Gjonpali 2”, për motive të dobta, ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin Flori Mumajesi, 33 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Këngëtari Duke rreëzikon deri në 2 vjet burg për shkak të goditjes që i dha mbrëmë kolegut të tij fill pas koncertit të “Këngës Magjike”.
Flori ka marrë disa lëndime dhe është dërguar në QSUT për mjekim.
Gjatë konfliktit në në ndihmë të Florit ka hyrë reperi Stresi, ndërsa këngëtari Altin Goci ka tentuar të qetësojë gjakrat. Mendohet se shkak i sherrit mes dy këngëtarëve kanë qenë votimet për këngët respektive. Flori Mumajesi i ka dhënë pikëti minimale Stines ndërkohë që ky i fundit kishte votuar me një numë rtë madh pikësh për Mumajesin.











