Arben Ndoka po drejton pastrimin e Shqipërisë në qytetin e Lezhës. Pasi ka pastruar parlamentin duke ikur vetë, tani i është bashkuar sloganit të Edi Ramës duke u vënë në krye të strukturave socialiste të Lezhës për të riorganizuar partinë.
“Takimet me kordinatoret vazhdojne ! Jemi ne ditet e fundit te krijimit te nje strukture te mireorganizuar dhe efiçente si asnje here me pare”, shkruan ai në Facebook duke postuar edhe disa foto me zyrtarë lokalë të PS dhe drejtues të institucioneve publike në këtë qark..
Arben Ndoka dha pak ditë më parë dorëheqje nga mandati i deputetit pasi ndaj tij egziston një cështje penale jashtë vendit.











