Pavarësisht se u arrit një marrëveshje mes qeverisë dhe kompanisë së naftës Bankers Petrolium, Kryeministri i vendit Edi Rama nuk ia ka dalë që të bëjë kompaninë të paguajë dëmin e pretenduar nga tatimet shqiptare.
Jo vetëm kaq por marrëveshja është e përkohshme dhe shuma prej 57 milionë dollarësh që pretendohet nga Tirana zyrtare nuk kalon në pronësi të shtetit por do të mbetet e ngrirë në një llogari.
Përvec kësaj kjo shumë nuk do të krijohet brenda një dite por sipas një grafiku që fillon këtë muaj dhe vijon deri në dhjetor të vitit 2016.
Fillimisht kompania e naftes do te depozitoje 10 për qind të vlerësimit tatimor. Me pas do ta shtojë këtë me 4.275 milionë dollarë të tjera, çdo muaj te vitit qe vjen derisa të plotësohet shuma e pretenduar.
Gjyqi në arbitrazh nuk është mbyllyr por do të vijojë deri në një përgjigje të gjykatës nëse qëndron pretendimi i tatimeve për fshehjen e fitimit nga ana e kompanisë Bankers.












