Foto Ilustruese
Një i ri është kapet në kohë nga policia, gjatë tentativës së tij për të vjedhur filialin e një banke në Korçë.
Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se në pranga u vu Ismet Lushi, 23 vjeç, banues në Manëz – Durrës.
“Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr 9, në Korçë, ka thyer xhamin e filialit të bankës e më pas ka hyrë brenda, duke tentuar të vjedhë”, njofton policia.
Sipas saj, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë, të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja” mbetur në tentativë.












