Në vitin 2008 një doktor i quajtur Yousuf Sonmez ishte arrestuar në Kosovë sepse bënte trafikim organesh.
Në atë kohë kishte pasur shumë ankesa nga qytetar të ndryshëm të cilët i mungonin organet trupore.
Ndërsa prej vitit 2008 e deri më sot autoritetet kosovare nuk kanë arritur ta arrestojnë bashkëpunëtorin e tij të quajtur Boris Walker. Ky i fundit ishte me shtetësi izraelite.
Walker është dënuar në mungesë nga gjykata e Kosovës, por vetëm dje është bërë e mundur arrestimi i tij në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.
Pritet që Walker të ekstradohet në Izrael sepse edhe atje akuzohet për të njëjtat krime.











