• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Në 8 dhjetor të marrim në dorë fatet tona kundër byrosë së hajdutëve e kusarëve

admin by admin
5 December, 2015
in Politika
0
Basha: Në 8 dhjetor të marrim në dorë fatet tona kundër byrosë së hajdutëve e kusarëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu u PD-së Lulzim Basha ka denoncuar sot në një dalje para gazetarëve, rrëzimin që mazhoranca i bëri dje hetimit ndërkombëtar të skandalit prej 600 milionë euro, të CEZ.
Sipas Bashës, “mbrëmë Rama shpalli veten të pahetueshëm, ndërsa ka rrëzuar me vendim qeverie edhe ekspertizën ndërkombëtare  për skandalin prej 600 milionë euro të CEZ. Këta që mbyllën me votë hetimin e tyre, votuan burgun për fshatarin e fermerin që nuk jep kupon për një kile kripë apo një kile qep”, u shpreh kreu i PD-së.
Më tej Basha paralajmëroi se do e rrëzojmë me çdo kusht bllokimin e hetimit, sikurse paralajmëroi se do kundërshtojmë me çdo mënyrë shpronësimin e dytë të pronarëve dje.
“Të bashkohemi në 8 dhjetor, njësoj si në 1990. Përballë nesh është një klikë e korruptuar. Në 8 dhjetor protesta do të jetë kundër ligjit të arsimit të lartë. Ju them fermerëve se nuk do të shohin asnjë ditë të bardhë në vitin 2016. Ju them ekspertëve të profesioneve të lira, se ky buxhet është një lak në fytin e tyre. Për pensionistët ky buxhet është një torturë fizike dhe ekonomike. Viti 2016 do të mbyllë e jo do të hapë vende të reja pune”, u shpreh më tej Basha.
Në përfundim të deklaratës së tij ai apeloi edhe një herë për pjesëmarrje në protestën e 8 dhjetorit.
“Të ngrihemi në 8 dhjetor kundër pafytyësisë së dyshes Rama- Meta. Në 8 dhjetor të marrim në dorë fatet tona, kundër byrosë së hajdutëve e kusarëve të lidhur me krimin dhe që nuk duan të hetohen”, apeloi Basha.

 

Deklarata e plotë e kreut të PD-së Lulzim Basha

lulzim basha, konference pd11
“Të dashur bashkëqytetarë
Mbrëmë është hapur dhe thelluar edhe me tej hendeku i thellë që ndan masivisht shqiptarët në një anë dhe nga ana tjetër një grusht oligarkësh, qeveritarësh, banditësh dhe hajdutësh. Mbrëmë, Edi Rama e shpalli veten të pahetueshëm për akuzat e dokumentuara zyrtarisht në aferën më të madhe korruptive të këtyre 25 viteve, aferën e CEZ-it. Me forcën arbitrare të kartonëve në Kuvend, kryeministri mori për vete një tjetër imunitet pas atij që i dha vetes një vit më parë ku me ligjin e kaluar në Parlament, ndaloi hetimet për këtë aferë korruptive.  Që dje, nje standard i zi i Edi Ramës është konsoliduar tashmë edhe me ligj të Parlamentit. Ky standard është që ligji vlen për këdo përveçse për Edi Ramën. Nga dje, afera CEZ, vjedhja e shekullit, dëmi më i madh ekonomik që u është bërë ndonjëherë shqiptarëve është kthyer edhe në shembullin më ulëritës të padrejtësisë shoqërore dhe politike në vend. 600 milionë euro që u takojnë qytetarëve, iu takojnë shqiptarëve janë zhdukur, janë vjedhur si rezultat i një marrëveshje korruptive, marrëveshje e cila përmban klauzolat e veta edhe parashikimin ligjor për të mos u hetuar nga Prokuroria shqiptare.
Dje, opozita shqiptare kërkoi votimin e ligjit të saj me anë të cilit në radhë të parë do hiqej kjo pengesë absurd antikushtetuese për mos hetimin e një afere kaq të madhe, 600 milionë euro, dhe nga ana tjetër do të garantohej përmes asistencës ndërkombëtare në këtë hetim transparenca e plotë. Sot, kur zyrtarët më të lartë të FIFA-s në botë hetohen në Zvicër nga prokurorë amerikanë dhe prokurorë ndërkombëtarë, sot kur hetimi i korrupsionit nga kontinenti amerikan, në Europë dhe kudo tjetër nuk njeh asnjë pengesë por përkundrazi kërkon bashkëpunimin më të mirë mes autoriteteve ligj-zbatuese të vendit dhe atyre të huaja, sot në mënyrë të paturpshme dhe të pacipë qeveria shqiptare ka vendosur që përveç ndalimit me ligj të hetimit të ndalojë edhe ekspertizën e huaj. Pse?! Sepse Edi Rama i trembet transparencës, sepse Edi Rama i trembet të vërtetës. Dje ndau shapin nga sheqeri. Dje ndau akuzuesit e vërtetë, akuzat e vërteta nga ata që duan të bëjnë lojëra politike. Dje kërkuam të hetojmë nga fillimi në fund çdo zyrtar të qeverisjes së Partisë Demokratike apo të qeverisjes aktuale me një hetim ndërkombëtar t’i nxjerrim shqiptarëve në pah të vërtetë, transparencën për të cilën kanë nevojë, të cilën e meritojnë, për të cilën kanë të drejtë.
Dje Edi Rama kishte shansin të tregonte se nën kësulën që i djeg nuk kishte i 600 milionë CEZ-it por me aktin e djeshëm, Edi Rama tregoi se është në krye të kësaj vjedhje gjigante të parave të shqiptarëve. Kjo aferë nuk mbyllet me votimin e djeshëm të Edi Ramës, me hipokrizinë e djeshme e Ilir Metës të cilit për çudi vetëm për aferën CEZ nuk i bindet grupi i tij parlamentar. i them sot mos hapni shampanjën për të festuar për herë të dytë vjedhjen, fitoren e tyre mbi ligjin dhe mbi interesat e qytetarëve. Me të vërtetë, mbrëmë më forcat e kartonëve ndaluat hetimin por ajo që nuk do të ndalni dot kurrë është  e vërteta. Ajo që nuk do të ndalni dot kurrë është  marshimi i një populli për ligj, për drejtësi, për transparencë.
Por mbrëmë në të njëjtën kohë, Edi Rama dhe Ilir Meta miratuan së bashku në Kodin penal të Republikës së Shqipërisë dispozita për të dënuar me burg sipërmarrësit e vegjël, ambulantë, familjarë, fermerë apo biznesmen të mëdhenj, të cilët nuk marrin kuptonin apo nuk japin kuptonin. Mbrëmë këta shpallën të pahetueshëm veten e tyre ndonëse akuzohen se u kanë vjedhur 600 milionë euro shqiptarëve. Nga ana tjetër, këta që mbyllën me votë hetimin e tyre votuan burgun për fermerin, për fshatarin që nuk jep kuponin për një kile qepë, për qytetarin që nuk merr kuptonin për 1 kile kripë.
Ky është hendeku i madh, hendeku i thellë që ka ndërtuar qeverisja e Edi Ramës dhe ortakut të tij Ilir Metës me shqiptarët.  Njësoj si 25 vite më pare, ku me një anë qëndronte një popull i tërë i zhvatur, i dhunuar, i shtypur, i terrorizuar nga diktatura dhe instrumentet e saj brutale dhe nga ana tjetër qëndronte një grup byroistësh të rrëgjuar mendërisht dhe shpirtërisht, por që jetonin në një realitet paralel pa asnjë lidhje me hallet dhe dertet e shqiptarëve. Po kështu, sot përballë njëra tjetrës nuk janë Partia Demokratike dhe kundërshtarët tanë politikë në qeveri, por është një popull i tërë. Një popull i tërë i goditur në palcë nga padrejtësia, nga krimi, nga  korrupsioni dhe   varfëria, që kanë shkaktuar arroganca dhe arbitrariteti qeveritar dhe nga ana tjetër një grusht njerëzish, që ashtu si në aferën CEZ ku kanë vjedhur 600 milion euro të shqiptarëve, janë vërsulur pasurive të tyre publike, janë vërsulur tenderave të korrupsionit, janë vërsulur koncesioneve janë vërsulur prokurimeve të drejtpërdrejta, grabitjes së doganave dhe tatimeve të shqiptarëve.
Ne do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet institucionale dhe ligjore parashikimin për burg që votuan dje hajdutët më të mëdhenj të historisë 25 vjeçare të Shqipërisë. Ne po kështu do të kundërshtojmë me të gjithë forcën tonë shpronësimin e dytë të pronarëve, ligjin absurd që kaluan dje bijtë politikë të atyre që 50-60 vite më parë shpronësuan në kushtet e terrorit qytetarët shqiptarë nga të drejtat e tyre legjitime.
Por sot përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje pa dallim bindjesh politike e t’ju them të bashkoheni në 8 Dhjetor njësoj si  para 25 viteve. Përballë nesh është një grusht një klikë e korruptuar që me buxhetin e vitit 2016 premton vdekjen përfundimtare të ekonomisë kombëtare, rrokullisjen në humnerë të fatit të mijëra e mijëra kryefamiljarëve që do të humbin vendet e tyre punës, duke filluar në javët e para të muajit janar si rezultat i një buxheti represiv që takson më shumë  dhe jep më pak. Ju them studentëve, mbështetjen e të cilëve në këtë protestë e konsideroj edhe dallëndyshen e parë të të fitore së protestës, se në 8 Dhjetor do të protestojmë edhe për ligjin absurd për Arsimin e Lartë dhe së bashku do të hedhim hapin e parë për zhvlerësimin e këtij ligji. Ju them fermerëve se me buxhetin e vitit 2016 nuk dot shohin më asnjë ditë të bardhë në fushat e tyre,  në shtëpitë e tyre, në pasuritë e tyre, pasi ky ligj jo vetëm nuk shton por pakëson fondet për fshatin. Ju them profesionistëve, të vetë-punësuarve se me këtë ligj, duke filluar që nga 1 Janari, shuma që ju duhet të paguani për sigurimet shoqërore do të jetë një lak i dytë në qafën tuaj dhe në fytin e familjeve tuaj. Ju them pensionistëve se buxheti i vitit 2016 është buxheti i torturës fizike dhe psikologjike mbi ta dhe familjet e tyre. Ju them atyre që kërkojnë një vend pune se viti 2016 me këtë buxhet do të mbyllë dhe jo do të hapë vende të reja pune. Ndaj 8 Dhjetori është dita e bashkimit të të gjithë shqiptarëve të goditur nga padrejtësitë nga standardi i dyfishtë, nga dyfytyrësia e qeverisë së Edi Ramës dhe Ilir Metës, ashtu siç e tregoi edhe mbrëmë; 600 milion euro të vjedhura pa hetim dhe burg për të pamundur e papërfaqësuarit.
Zonja dhe zotërinj.
Nuk ka më çfarë të presim . E  keqja e ulur këmbëkryq, vetëm do të thellohet. Certifikata për këtë, është buxheti i vitit 2016. Më 8 Dhjetor le të marrim në dorë fatet tona në  një protestë të madhe popullore e demokratike. Le ti themi me praninë tonë në sheshin ‘Skënderbej’ dhe marshimin tonë të protestës byrosë së hajdutëve të lidhur me krimin, byrosë së kusarëve që nuk duan të hetohen për vjedhjet më të mëdha pasurive kombëtarëve të shqiptarëve, se koha e tyre ka mbaruar. Le të bashkohemi në këtë përballje të madhe duke u ndjerë në krah të njëri tjetrit si vëllezër e motra pavarësisht bindjeve politike e duke pasur përballë vetëm krimin dhe korrupsionin që do ta shembim me çdo kusht”.
 

Previous Post

FOTO LAJM/ Valeri vesh këpucë me taka…, Big Mama ka ç’të mësojë nga feminileti i tij

Next Post

FOTO/ Vlorë, aksidentohet për vdekje 60-vjeçari, viktima 20 minuta i pa mbuluar në mes të rrugës

admin

admin

Next Post
FOTO/ Vlorë, aksidentohet për vdekje 60-vjeçari, viktima 20 minuta i pa mbuluar në mes të rrugës

FOTO/ Vlorë, aksidentohet për vdekje 60-vjeçari, viktima 20 minuta i pa mbuluar në mes të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.