Policia e Sarandës ka sekuestruar 32 kg tritol si dhe 4 arka me 1200 fishekë të përmasave të ndryshme. Gjithashtu policia bën të ditur se sasia e tritolit është gjetur në një zonë të pabanuar në lagjen “Baba Rexhepi” teksa ishte e fshehur në 160 kallëpe, me 200 gram tritol secila. Pranë lëndës plasëse në anë të detit janë gjetur 4 arka të cilat ishin të mbushura me fishekë të madhësive të ndryshme, në total përbënin 1.200-copë fishekë (të kalibrit 7.62 mm dhe 12.7 mm). Policia ka sekuestruar materialet e mësipërme dhe po kryen hetimet në lidhje me identifikimin dhe zbulimin e autorëve.











