Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë e cila ka kërkuar 3 vjet burg ish-drejtuesin e Prokurorisë në Pukë, Pellumb Prençi. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv të gjyqtarit, prokurorit”. Procesi ndaj tij u zhvillua me procedure të shkurtuar dhe përfundimisht, gjykata e denoi me 2 vjet burgim.












