Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla komandon si drejtues të Prokurorisë së Krujës, Petrit Qanon, në vend të prokurorit Florian Bunjaku, i cili ishte i komanduar në këtë detyrë. Ky vendim vjen një ditë pas arrestimit të prokurorit të Krujës Haxhi Giu, por Prokuroria thotë se ndryshimi i drejtuesve ka qenë rastësi, pasi i përfundoi komandimi Bunjakut pikërisht ditën e arrestimin e prokurorit Haxhi Giu. Ndërkaq Florian Bunjaku kthehet në Tiranë si prokuror i thjeshtë.
Prokurori Haxhi Giu, i cili ushtronte detyrën në Prokurorinë e Krujës, u arrestua dje për korrupsion pasiv.












