Gjykata e Korçës ka lënë në “arrest me burg” Romeo Nakon, i cili në gjendje të dehur ka plagosur djalin 15-vjeçar teksa tentoi të vriste të shoqen.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parënë fshatin Pojan të Korçës, ku babai ka plagosur me armë zjarri djalin e tij të mitur vetëm 15 vjecar. Djali raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.
“Jam penduar për atë që kam bërë”, raportohet se ka thënë ai në gjykatë.
Nga të dhënat e para ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 të së hënës në banesën e familjes Nako. Sipas Policisë, babai Romeo Nako, 49 vjeç, në gjendje të dehur ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të djalit të tij, P. Nako, duke e plagosur atë në këmbë.











