Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet filmike të momentit të arrestimit të Prokurorit të Krujës Haxhi Giu.
Sipas pamjeve ai është arrestuar në rrugë, ndërsa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij. Efektivët e policisë e kanë ndaluar, dhe në zbatim të proceduarave, i kanë bërë të ditur atij se kishin një urdhër arresti nga gjykata.
Pas kësaj, prokuroi i arrestuar është shoqëruar në dhomat paraburgimit të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës.












