Deputeti i përjashtuar nga grupi socialist Tom Doshi iu rikthye vizitave në Prokurorinë e Përgjithshme mëngjesin e së mërkurës.
Mësohet se Doshi u paraqit pranë organit qendror të akuzës për të dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me hetimin që ka nisur muaj më parë në lidhje me pasurinë e deklaruar prej tij.
Procesi është ende në fazën e verifikimeve, ku hetuesit po mbledhin provat nga banka, Qendra Kombëtare e Regjistrimit, hipoteka apo edhe nga deklarata e pasurisë së Doshit dorëzuar në ILDKP ndër vite.
Tom Doshi ka masën e sigurisë detyrim paraqitje pas një akuze që u ngrit ndaj tij në lidhje me atentatin epretenduar ndaj dy deputetëve nxitur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.












