• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokurori Haxhi Giu “ia futi vetes” kur tentoi manipulimin e shefave të Prokurorisë së Përgjithshme

admin by admin
2 December, 2015
in Kronika
0
Prokurori Haxhi Giu “ia futi vetes” kur tentoi manipulimin e shefave të Prokurorisë së Përgjithshme
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroi i arrestuar sot, ka denoncuar veten “aksidentalisht” kur tentoi dhe dështoi në manipulimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërsa prokuroi Haxhi Giu, nëpërmjet një shkrese adresuar organit qendror të akuzës kërkonte një “dritë jeshile” për të justifikuar lehtësimin e masës së dënimit për një të arrestuar, të akuzuar për trafik droge, duket ka zgjuar dyshimet, të cilat u pasuan me një hetim më se dy mujor.
Lidhur me dosjen e prokurorit Haxhi Giu, mësohet se Prokuroria për Krime të Rënda ka sqaruar se ka marrë lejen e gjykatës për të urdhëruar arrestimin e shtetasit Haxhi Giu, me funksion “Prokuror” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Korrupsioni pasiv….i prokurorit…”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
Vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Në bazë të hetimit të deritanishëm, rezulton se prokurori Haxhi Giu, ka marrë përsipër që, në këmbim të një shume parash (euro), të zbusë akuzën për shtetasin Paulin Shpori, i arrestuar dhe i akuzuar për “trafik lëndësh narkotike” në vitin 2014, së bashku me disa persona të tjerë. Shuma e saktë që i është premtuar prokurorit do të jetë objekt i hetimit të mëtejshëm. 
Ndërkohë që çështja kundër Paulin Shpori dhe të tjerëve po zhvillohej në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, vëllai i të akuzuarit, shtetasi Aleks Shpori, në muajin Shtator 2015, është vënë në kontakt me prokurorin e çështjes, Haxhi Giu dhe i kërkon që, në këmbim të një shume parash, të ndihmonte Paulinin të dilte nga burgu.
Nga hetimi rezulton se prokurori Haxhi Giu ia ka bërë të qartë shtetasit Aleks Shpori se pozita procedurale e të vëllait të tij është e vështirë dhe nuk mund ta ndihmojë. Pas këmbënguljes së shtetasit Aleks, prokurori i cakton një takim në Tiranë, fillimisht në një lokal dhe më pas së bashku shkojnë në një pikë këmbimi valutor. Sipas hetimit, në këtë pikë këmbimi valutor, shtetasi Aleks depoziton një shumë parash, si “garanci” për shërbimin antiligjor që do t’i kryente prokurori.
Pas këtij takimi, Prokurori Haxhi Giu vihet në lëvizje për të plotësuar kërkesën korruptive të shtetasit Shpori. Prokurori Giu dërgon një informacion në Prokurorinë e Përgjithshme, sipas të cilit, nga shqyrtimi i elementëve të dosjes hetimore, duhet zbutur pozita procedurale e shtetasit Paulin Shpori, nga i akuzuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, në veprën penale të “moskallëzimit të krimit”.
Kjo kërkesë e prokurorit Giu nuk u pranua nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila, pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorit dhe materialin hetimor të dosjes, konkludoi se shtetasi Paulin Shpori duhej akuzuar deri në përfundim të gjykimit për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, pra, me të njëjtën akuzë për të cilën po gjykohej deri në atë moment.
Në këto kushte, prokurori Giu vijon procesin gjyqësor dhe në përfundim, shtetasi Paulin Shpori dënohet me 8 vite burgim për veprën e “trafikut të lëndëve narkotike”.
Pas dhënies së vendimit, prokurori i çështjes takohet sërish me shtetasin Aleks Shpori në të njëjtën pikë këmbimi valutor në Tiranë, ku i bën të ditur se, pavarësisht tentativave konkrete, nuk mund të bënte asgjë për të ndihmuar Paulinin. Ndërkohë, shtetasi Aleks Shpori ka tërhequr nga pika e këmbimit valutor shumën që kishte lënë “garanci” dhe është larguar pa e kryer “pagesën” ndaj prokurorit, për shkak se nuk u arrit të zbutej akuza për vëllanë e tij.
Në vijim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Haxhi Giu, me funksion “prokuror”, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata për Krime të Rënda.
Po me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” edhe për shtetasin Aleks Shpori, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit…”.

Previous Post

DOSJA/ Prokurori u filmua në lokale dhe exchange, duke marrë 29 mijë euro ryshfet

Next Post

Kerry shuplakë opozitës: S’mbështesim marrëveshje që cenojnë Kosovën, Kuvendi s’është vend për gaz lotsjellës

admin

admin

Next Post
Kerry shuplakë opozitës: S’mbështesim marrëveshje që cenojnë Kosovën, Kuvendi s’është vend për gaz lotsjellës

Kerry shuplakë opozitës: S'mbështesim marrëveshje që cenojnë Kosovën, Kuvendi s'është vend për gaz lotsjellës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.