Ish-sekretari i Ramiz Alisë si president dhe në periudhën më të rëndësishme për fatet e vendit në vitet ’90 që sollën edhe ndryshimin e sistemit, Guro Zeneli, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” tregon me detaje çfarë ndodhi që para vitit ’90, si nisi era e ndryshimit, takimet me intelektualët, studentët rolin e Sali Berishës në protesta.
Ai ka deklaruar një të dhënë që nuk njihej më parë, kontradiktat mes kryeministrit Mehmet Shehu dhe Ramiz Alisë që para viti 1981 kur ai u eliminua edhe fizikisht.
Sipas Zenelit ish-kryeministri i vetëvrarë Mehmet Shehu kërkonte pushkatimin e Ramiz Alisë, por që pengohej nga Enver Hoxha.











