Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha sonte në emisionin Studio e Hapur të Eni Vasilit se synimi i tij është liria e shprehjes në parti. Në përgjigje të deklaratës më të fundit të Eduard Selamit ai tha se se nuk bëj koment mbi komentin.
“Ai ka bërë koment. Përgjegjësia ime si lider është të garantoj lirinë e shprehjes. Si e perdor ti është në dorën tënde. Njëra është të konformohesh, të heshtësh apo të bësh vlerësime ekskatedra, tjetra është të kontribuosh. Nuk shqetësohem nga zërat kundër, i mirëpres”, tha Basha.
Në vijim ai shpjegoi edhe marrëdhëniet e tij me Berishën. “Zoti Berisha është një njeri me një përvojë të madhe politike dhe është politikan aktiv ndër më aktivët në vend. Përgjegjësinë e vendimarrjes dhe vizionit strategjik të PD demokratët ia kanë besuar Lulzim Bashës. Spekulimet e tjera nuk janë gjë tjetër vecse naivitet i përzier me ligësinë”, tha kryetari i PD-së.
I pyetur lidhur me zëra ndryshe prej tij në PD ai tha se unë nuk kam pasur ansjëherë as shije , as oreks për thashetheme.Ka një liri shprehjeje dhe unë dua të zgjeroj në parti. Unë kam shprehje favorite “kurrë mos fol keq për një demokrat”.
Është e rëndësishme që gjithë potencialin tonë ta vëmë në funksion të betejës tonë ku na ka thirrur Shqipëria. Nuk e kam tradhëtuar betimin tim se do të mbështetem dhe do të respektoj traditën e PD-së. Betejat i kemi kryer sëbashku dhe jo ai grup apo ky grup, tha kryetari i PD-së.
Më tej Basha ka lajmëruar ndryhsime në strukturat lokale të PD-së. “Në grupin e punës janë diskutuar disa versione për të forcuar strukturat.Në mbledhjen e ardhshme të kryesië parashikohet edhe krijimi i degëve të reja dhe konsolidimi i degëve egzistuese. Kemi nevojë për ta hapur më tej për ta kthyer atë në një vektor popullor jo vetëm për kanalizimin e dëshpërimit she mllefit të përditshëm por edhe në një vektor të shpresës. Do vazhdojë evidentimi i potencialeve në shoqëri dhe komunitet, intekektualëve, të rinjve , sipërmarësve që duan të kontribuojnë”, tha Basha.











