Foto Ilustruese
Ai njihet si “berberi” që u arrestua më se dy muaj e gjysmë më parë në vazhdën e luftës “antiinformalitet”. Sikurse u tha e u shkrua ato ditë, berberi u arrestua se nuk dha kupon tatimor.
Por, pas 80 ditë burgosje, ai më në fund është liruar, në ditën e fundit të muajit nëntor.
Lajmi është përhapur deri edhe në rrjetet sociale, nga gazetarët e kronikës, të cilët nuk kanë kursyer edhe ironinë…











