Foto Ilustruese
Në Tiranë është regjistruar një aksident me pasojë vdekjen.
Rreth orës 03:55 të mëngjesit në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, në dalje të Kamzës, shtetasi S. H., 33-vjeç, drejtues i një mjeti tip kamion me targë AA 171 ES është goditur nga një mjet autoveturë tip “Opel”, me targa të huaja,teksa punonte në pjesën e pasme të kamionit.
Drejtuesi i autoveturës është larguar menjehërë nga vendngjarja. Ndërkohë 33-vjeçari me plagë të rënda është transportuar drejt spitalit, por ka ndërruar jetë rrugës.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.












