Një shtetas 40 vjecar nga Shqipëria u arrestua sot në Itali pasi iu gjet në shtëpi 4 kg kokainë. Lajmi është publikuar në mediat italiane dhe thuhet se ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoritetet.
Policia e ka ndjekur shqiptarin deri në banesën e tij ku pas kontrollit gjetën edhe sasinë e kokainës.
Sipas gazetës italiane Il Giornale, droga ishte e destinuar të shitej në kryeqytet dhe kapte shifrat e 2 milion eurove.
Arrestimi u krye ne Tuscolano, ndërsa droga dhe disa pajisje të përpunimit të drogës iu gjetën të fshehura në një dollap të dhomës së gjumit.
Gjatë kontrollit të banesës, oficerët gjetën edhe mjete të tjera të përpunimit të drogës.
Policia ende nuk ka bërë të ditur të dhëna rreth emrit të personit apo detaje të tjera mbi operacionin.












