Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka treguar sonte në një bisedë me Eni Vasilin te news24 se si do të jetë qeveria e demokratëve dhe cili është dallimi mes tyre dhe asaj që shohim sot tek e majta.
“Nuk them ik ti Ramë se do të vi unë, këtë e vendosin qytetarët. Por do të dalim me një program që nxjerr Shqipërinë nga humnera ekonomike dhe për një demokraci pjesëmarrëse.
Koncepti për demokraci pojesëmarrëse shkon përtej asaj që kanë parë shqiptarët në këto 25 vite. Evokoj një endërr të shqiptarëve që nuk është bërë realitet, etj që kërkojnë qeveri garantiste të shtetit ligjor, një qeveri që konsultohet me dhe prej qytetarëve, pra një model qeverisje konsultuese dhe jo denigruese.
Ka një listë personash dhe një muskul mediatik të korruptuar nga qeveria që kërkojnë ekuilibër të së keqes, tha Basha, të shpërndajë përgjegjësinë mes qeverisë dhe opozitës.











