Mesfushori turk i Bajer Leverkusen, Hakan Calhanoglu është qëlluar me bukë nga tifozët e Shalke 04, teksa po ekzekutonte një goditje këndi. Por reagimi i 21-vjeçarit i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Calhanoglu e mori bukën nga toka, dhe pasi e puthi duke e vendosur në ballë, e vendosi në anë të fushës.
Veprim i cili është vlerësuar nga të gjithë, ndërsa videoja po bën xhiron e botës në internet.












