Revista prestigjioze “France Futboll” ka shpallur tre emrat finalistë për “Topin e Artë” për vitin 2015.
Sipas kësaj reviste edhe këtë vit ky trofe do të diskutohet midis Barcelonës dhe Realit. Ndërsa dy janë finalistë nga Barcelona, Messi dhe Neymar, i treti është Ronaldo, nga Reali.
Messi dhe Ronaldo e kanë ndarë midis tyre këtë trofe, vitet e fundit, ndërsa Neymar e pretendon për herë të parë.












