Një bashkëjetesa e rrallë dhe e çuditshme, vjen si një shembull i mirë nga bota e kafshëve. Në një park safari në Rusi, kur stafi vendosi një dhi brenda rrethimit të një tigri, me qëllim që egërsira të ushqehej me të, ajo që ndodhi ishte gjëja e fundit që prisnin.
Tigri u miqësua me dhinë, madje e ka lënë të flejë në “krevatin” e tij.
Miqësia e pazakontë ka habitur rojet e parkut, që thonë se dhia nuk u tremb fare nga tigri, dhe se ky i fundit e priti si një mik të munguar prej kohësh.











