• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PRINCI LEKA II/ Dita e Pavarësisë thërret nevojën e bashkimit të shqiptarëve në dobi të interesave të Kombit

admin by admin
28 November, 2015
in Politika
0
PRINCI LEKA II/ Dita e Pavarësisë thërret nevojën e bashkimit të shqiptarëve në dobi të interesave të Kombit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarë, kudo që ndodheni! Motra dhe vëllezër!
Familja Mbretërore ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e 103-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë!
Në Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë rikujtojmë me nderim të madh Etërit e Kombit, përpjekjet e të gjithë atyre që kontribuuan për ndërtimin e identitetit dhe shtetit shqiptar, prej të cilëve trashëguam vullnetin për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kjo ditë thërret po ashtu në mendjen tonë, me më shumë forcë se ditët e tjera, nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve për të punuar me përkushtim e ndershmëri në dobi të interesave të popullit dhe kombit.
Motra dhe vëllezër!
Duke uruar njëri-tjetrin për festën tonë më të madhe dhe duke iu gëzuar arritjeve të përbashkëta, me dëshirë të madhe në zemër, duhet të mendojmë si të përmirësohet më tej jeta e shqiptarëve dhe të lartësohet edhe më shumë emri i kombit.
Festa jonë e madhe është rast i mirë për të reflektuar edhe për vështirësitë e jetës së shqiptarëve të thjeshtë, edhe për zbehjen e shpresës për të ardhmen, e në veçanti për largimin tronditës të shqiptarëve drejt vendeve të tjera.
Është rast i mirë për të reflektuar edhe për plagët e rënda nga të cilat vuan shoqëria shqiptare. Kriminaliteti, korrupsioni dhe trafiqet, janë fenomene të cilat shqiptaret nuk i meritojnë, ndaj duhet t’i refuzojmë me forcë dhe t’i luftojmë bashkërisht.
Po ashtu, nuk i meritojmë dhe nuk duhet të pranojmë krizat politike në trojet tona, sepse ato përveç se pengojnë reformat e nevojshme, dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të vendeve tona dhe jetesën e qytetarëve. Mbi të gjitha thellojnë krizën e besimit ndaj politikanëve, pushtetarëve dhe institucioneve, rrezikojnë proceset demokratike dhe ardhmërinë tonë. Ato dëmtojnë aspiratat europiane të shqiptarëve, raportet tona me partnerët ndërkombëtarë, stabilitetin dhe balancat me fqinjët dhe vendet e rajonit.
Shqiptarë, kudo që ndodheni! Motra dhe vëllezër!
Dëshiroj t’i bëj thirrje dhe të inkurajoj klasën politike të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen, pasi të ketë nxjerrë mësimet e duhura: për humbjen e rastit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO; për çështjen e ashtuquajtur “Zajednica”; për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Kosovën Lindore; për mosvënien në zbatim të përcaktimeve të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni; dhe, po ashtu, për pritjen pa fund të shqiptarëve të Çamërisë për rimarrjen e shtëpive dhe pronave të etërve dhe gjyshërve.
Megjithatë duhet të jemi optimistë, sepse shqiptarët kanë fuqi dhe rezerva të pafundme për t’i përballuar me sukses të gjitha sfidat, ashtu siç kanë dhënë prova në të gjitha etapat e historisë sonë, madje edhe në kohërat shumë më të vështira të diktaturës komuniste.
Këto janë probleme me të cilat po përballemi, sa për shkak të gabimeve tona të së tashmes, aq edhe prej padrejtësive të së kaluarës ndaj kombit shqiptar.
E ndërsa kemi përqafuar vlerat europiane të demokracisë dhe po ecim në rrugën e integrimit, ne shqiptarët kemi shansin historik t’i dhurojmë Europës së kërcënuar dhe sulmuar nga terrorizmi, shembullin më të shkëlqyer në botë të bashkëjetesës fetare.
Duke u përulur me nderim para secilës prej trashëgimive e traditave fetare të shqiptarëve, dhe harmonisë fetare si kontribut dhe trashëgimi e përbashkët e të gjitha feve, shqiptarët duhet të promovojnë dhe përforcojnë këtë vlerë të jashtëzakonshme.
Paqja dhe prosperiteti kalojnë edhe nëpërmjet njohjes, respektit dhe dashurisë ndaj të tjerëve, prandaj nuk duhet të pranojmë ndërhyrje të jashtme që na dëmtojnë.
Motra dhe vëllezër!
Familja Mbretërore ju bën thirrje kudo që ndodheni, të bashkoni forcat dhe përpjekjet në interes të vendit dhe kombit, për të lartësuar imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar i bashkuar!

princi leka - elia zaharia 1 

Previous Post

FOTO LAJM/ Edi Rama vjen për vizitë në Shqipëri

Next Post

SALI BERISHA/ Gëzuar ditëlindjen, 103 vjetorin e Pavarësisë dhe ditën e Çlirimit, Shqipëri!

admin

admin

Next Post
SALI BERISHA/ Gëzuar ditëlindjen, 103 vjetorin e Pavarësisë dhe ditën e Çlirimit, Shqipëri!

SALI BERISHA/ Gëzuar ditëlindjen, 103 vjetorin e Pavarësisë dhe ditën e Çlirimit, Shqipëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.