Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bëhen prindër në një ditë të shënuar. Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtari shqiptar me anë të një statusi në rrjetin social, Facebook.
“Ditën e lindjes së vajzës sime e festojnë të gjithë shqiptarët! Nuk mund të isha një njeri më lumtur në jetë. Nuk ka bekim më të madh se një fëmijë. Ameli ju uron të gjithëve Gëzuar Festën e Flamurit ❤❤❤!”, njofton dhe uron Alban Skënderaj.












