Të paktën 3 oficerë policie janë plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri që po zgjat prej kohësh në Kolorado.
Ende nuk dihet saktë pozicioni i personave që shtinë mbi policinë dhe nëse ata kanë marrë peng dikë.
Po ashtu policia nuk është në gjendje të japë përgjigje për të lënduar në mesin e civilëve, edhe pse CNN ka raportuar se në spital ndodehn 6 të plagosur dhe se luftimet po zgjasin që prej 2 orësh.
“Kur efektivët e policisë mbërritën u qëlluan me armë. Kemi tre oficerë të plagosur. E kemi ende të paqartë situatën e tyre shëndetësore. Gjithashtu kemi edhe një numër të pacaktuar civilësh të lënuar.” ka thënë për mediat një drejtues i policisë në Kolorado.
Shkëmbimi i zjarrit po zhvillohet në një zonë që ka mjaft dyqane dhe restorante.











