Arrestohet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafik të narkotikëve ”.
I dënuar nga Gjykata Italiane me 8 vjet, e 2 muaj dhe 22 ditë burg
Më datë 27.11.2015, nga ana e Policisë së Kavajës është kapur personi në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për veprën penale “Trafikut të narkotikëve ”.
U arrestua shtetasi :
· Ymer Lemeti, 53 vjeç, banues në Kavajë
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikut të narkotikëve ” pasi Gjykata e Parma/Itali, me vendim datë 18.07.2015, e ka dënuar me 8 vjet, e 2 muaj dhe 22 ditë burg shtetasin Ymer Lemeti.
Ky shtetas u arrestua dhe pritet të ekstradohet në Itali.












