Një grup prej rreth 50 biznesmenësh turq u ndaluan nga autoritetet ruse në Krasnodar, në Rusinë jugore. Sipas CNN-it turk, ata akuzohen se kanë gënjyer për qëllimin e hyrjes së tyre në Rusi. Siç raportojnë mediat një prej sipërmarrësve tha se grupi u ndalua dje dhe doli këtë mëngjes përpara një gjykatësi, i cili i ka dënuar ata me dhjetë ditë burgim dhe një gjobë prej 4000 rubla (më pak se 60 euro).
Sipas pohimeve të shtetasve turq, ata thanë se kishin shkuar në Rusi për turizëm dhe jo për të marrë pjesë në një panair bujqësor, ashtu siç bënë.
Sakaq, Rusia po përgatit sanksione të mëdha në shenjë hakmarrje ndaj Turqisë, pas rrëzimit të një prej avionëve të saj në kufirin tusko-sirian.
Kryeministri rus Dimitri Medvedev tha se masat mund të përfshijnë ndalimin e projekteve të investimeve të përbashkëta, teksa theksoi se sanksionet do të hartohen brenda dy ditëve të ardhshme.
Medvedev theksoi se projektet për investime, turizmëm, transportin, tregtinë, si dhe kontaktet humanitare do të ndikohen të gjitha nga sanksionet.












