Një burrë i cili ka qenë në burg që nga viti 1970 ka ndarë detaje nga jeta e re në botën sociale moderne, e cila ka qenë e kyçur 44 vjet të jetës së tij. Otis Johnson ishte 25 vjeç kur u burgos me akuzën e vrasjes së një oficeri policie dhe u lirua verën që shkoi, tashmë 69 vjeç. Johnson lejoi kamerën e ‘Al Jazeera’, në anglisht që ta ndiqte nëpër Neë York, ku i duhej të përballej me shumë gjëra të reja, si llojet e pafundme të ushqimit, çmimet mjaft të larta dhe mbi të gjitha teknologjinë, e cila ka bërë hapa gjigantë që nga koha kur ai shijonte lirinë për herë të fundit.
“Vura re se shumica e njerëzve flisnin me vete. Pastaj, duke i parë më mirë, vura re se kishin ca gjëra në vesh”, rrëfen Johnson, duke u përpjekur të përshkruajë kufjet që përdoren për të folur në celular. -Mendova me vete, të gjithë kanë filluar të punojnë për CIA-n?”
Ajo që e habiti më tepër ishte fakti se njerëzit ishin aq shumë të zënë me teknologjinë, sa pothuajse kishin harruar t’i hidhnin sytë përreth. “Disa njerëz nuk shohin as ku po shkojnë. Po përpiqem të kuptoj si e bëjnë këtë; të kontrollojnë veten teksa ecin dhe flasin në telefon pa parë fare se ku janë duke shkuar”, thotë 69-vjeçari.











