Në Doganën e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Sektorin për Narkotikët, u zbulua dhe sekuestrua mbrëmjen e së mërkurës një sasi prej 113 kg Cannabis Sattiva, gjatë procesit të skanimit.
Lënda narkotike ishte e fshehur në një ngarkesë me këpucë që eksportoheshin drejt Italisë, nga një fabrikë fason në Shqipëri dhe ishte e paketuar në 120 qese të mbështjella me celefon.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Sërish drogë në Portin e Durrësit, sekuestrohen 113 kg kanabis në kamionin e këpucëve
/web/Serish_droge_ne_Portin_e_Durresit_sekuestrohen_113_kg_kanabis_ne_kamionin_e_kepuceve_10327_1.php











