Dy persona u arrestuan sonte ne Tirane nga ana e Seksionit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Policisë.
Mbi bazën e informacioneve për prodhim ,transportim, tregtim të lëndëve narkotike, mbrëmjen e sotme u arrit të goditej dhe arrestohen në flagrancë shtetasit:
•Olger Myrtezai, 30 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Korçë .
• Sokol Durmishllari, 27 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues Korçë.
Këta shtetas ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre tip “Golf” me ngjyrë të zezë AA 805 AM ,nga qyteti Korcës në drejtim të Tiranës dhe në zonën e Yzberishtit janë kapur në flagrancë nga Policia.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tyre u gjet dhe sekuestrua 12 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”.
Materialet proceduariale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësot Tiranë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lënëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.












