Ylli Dylgjeri ka reaguar sërish në “Facebook”, këtë herë për një sondazh për performancën e ministrave…
“Nga sondazhi i Fevzos sonte më bëri përshtypje numri i pakët i votave për Ministren Kodheli. 146? As një batalion nuk i jep votën Ministres? Nuk e besoj! Ose, duhej fshehur rezultati i votimit.
Nuk bën që në kohë të vështira të terrorizmi Ministrja e Mbrojtjes të jetë në fund të qeverisë… Mosbesim? Çu pa që u mblodh edhe Komiteti i Sigurisë Kombëtare?
Ose jemi shpi e pushke, e nuk na duhet ministri. Ose nuk shkon Ministre Mbrojtje me emrin Mimi… Ose është harruar e nuk hyn në punë më slogani “Mbrojtja e Atdheut çështje e gjithë popullit”. Nëse është kështu, atëherë s’është as çështje e Mimit. Kohë të vështira, Nuk po kuptoj gjë. Punë grash…”, shkruan Dylgjeri, jo pa ironi, në “Facebook”.











